Tre banesa në lagjen "1 Maji" nē Kuçovë janë përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Mendohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. Pas rënies së zjarrit, banorët kanë dalë nga banesat, duke pritur shërbimet zjarrëfikëse.
Në ndihmë të forcave të pakta zjarrfikëse të qytetit të Kuçovës kanë shkuar 4 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë nga Drejtoria e Shërbimit Zjarrfikës Berat.
Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe vetëm rreth 35 minuta pas rënies së tij, zjarrëfikësit kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe ta shuajnë atë, duke shmangur edhe përhapjen drejt banesave të tjera ngjitur.
Si pasojë e zjarrit, që tashmë është fikur plotësisht, ka pasur dëme të mëdha materiale në të tre banesat, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.
M.Q.//ReportTv.al