VIDEO/ Performoi në Kupën e Botës, gazetari vë Malumën me 'shpatulla pas muri'! Këngëtari braktis intervisën

21 Nëntor 2022, 18:31| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 18:39

  • Share

Dua Lipa dhe Shakira refuzuan të performonin në ceremoninë e Kupës së Botës për shkak të kritikave të forta për shkeljen e të drejtave të njeriut. Por këngëtari i njohur Maluma performoi në ceremoninë hapëse dhe ka dhënë edhe një intervistë nga Katar.

Gazetari Moav Vardi e pyeti këngëtarin nëse për të nuk është problem shkelja e të drejtave të njeriut.

"Maluma nuk e ka problem shkeljen e të drejtave të njeriut në këtë vend", u pyet Maluma.

“Po, por është diçka që nuk mund ta zgjidh. Unë thjesht erdha këtu për të shijuar jetën, për të shijuar futbollin dhe festën e futbollit”, tha Maluma për transmetuesin publik Kan.

Vardi këmbënguli, se prezenca  e tij mund të interpretohet nga njerëzit se prania e yllit kolumbian po ndihmonte regjimin e Katarit...

“A duhet t’i përgjigjem kësaj pyetjeje?”– tha Maluma dhe më pas la mikrofonin dhe iku nga studio duke refuzuar t'i përgjigjet pyetjes. Madje në fund Maluma e quajti gazetarin të pasjellshëm.

Përveç performancës, artisti është paraqitur në kolonën zanore zyrtare të Kupës së Botës FIFA, Katar 2022, “Tukoh Taka”, në bashkëpunim me reperen Nicki Minaj dhe këngëtaren Myriam Fares.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?