Performanca me maskota, karnavalet gjallërojnë Gjirokastrën (VIDEO)

19 Mars 2023, 13:00| Përditesimi: 19 Mars 2023, 13:08

  • Share

Në Pazarin Karakteristik të Gjirokastrës u zhvillua të premten dhe të shtunën parada e karnavaleve, ndërsa fëmijët e veshur me kostume shumëngjyrëshe me personazhet e tyre të dashura, i kanë dhënë atmosferë festive zonës historike.

Fëmijët e intervistuar nga Report TV janë shprehur të gëzuar për ķëto aktivitete, ndërsa tregojnë se si kush janë maskuar.

Por festës nuk i janë bashkuar vetëm fëmijët por edhe të rritur e turistë të cilët kanë kaluar disa momente ndryshe në qytetin e gurtë. Karnavalet janë rikthyer sërish këtë vit duke vazhduar traditën disavjeçare të Gjirokastrës të zhvillimit të tyre apo e njohur si Festa e Prosopullave.

Karnavalet janë rikthyer sërish këtë vit duke vazhduar traditën disavjeçare të Gjirokastrës të zhvillimit të tyre apo e njohur si Festa e Prosopullave.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?