Shakira dhe Jennifer Lopez

Performanca e Shakirës dhe Jennifer Lopez në 'Superbowl' merr mbi 1300 ankesa

27 Shkurt 2020, 16:56| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 17:15

  • Share

Jennifer Lopez dhe Shakira dhanë një shfaqje të mrekullueshme në “Superbowl”, por jo të gjithë e kanë pëlqyer.

Dy latinet e famshme i dhanë super energji gjithë skenës me koregorafi dhe hitet e tyre, por mori 1322 ankesa sipas FCC, Komisionit Federal të Komunikimit në SHBA.

Sipas CNN, një prej personave që plotësoi një ankesë zyrtare pranë FCC tha se ajo çfarë kishte parë në ekran ishte shumë e papërshtatshme dhe tepër ofensive.

Ndërkohë të tjerë kanë vënë theksin se ishin një shfaqje e papërshtatshme për fëmijët dhe se të paktën duhet të ishte vendosur një paralajmërim në ekran që të mos ndiqej pa familjen.

Pati dhe nga ata që e krahasuan me pornografi, për shkak të skenave dhe veshjeve të këngëtareve.

Sido që të jetë, performanca e J.Lo dhe Shakirës u konsiderua një sukses i vërtetë dhe ka marrë më shumë se 135 milionë shikime në Yotube.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?