Mjeku Ilir Alimehmeti

Përflitet si kandidat për Tiranën, Ilir Alimehmeti nis ‘fushatën’ në rrjetet sociale: Ndihem i 'zemëruar'

1 Nëntor 2022, 09:27| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 09:40

  • Share

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili përflitet si një nga kandidatët e Rithemelimit, për të kandiduar te primaret e Sali Berishës për bashkinë e Tiranës, duket se ka nisur ‘fushatën’ në rrjetet sociale. Alimehmeti ka publikuar një foto nga rrugët e kryeqytetit ku shihet trafiku i dendur i makinave, ndërsa shton se çdo qytetar humb të paktën gjysëm orë çdo rrugë që kalon drejt ose nëpër Tiranë.

‘Mirëmëngjes nga Tirana jonë e bllokuar, pa qenë as ditë shiu, që na humbet të paktën gjysëm ore çdo rrugë që kalon drejt ose nëpër Tiranë! Për më shumë, e gjitha kjo kohë humbet duke djegur naftën më të shtrenjtë në Europë! Dhe, në fund, shkon e punon me nerva që në mëngjes për të marrë rrogën më të ulët në Europë!’- shkruan Ilir Alimehmeti.

Pas zyrtarizmit të kandidaturës së Belind Këlliçit, të dielën zyrtarizoi pjesëmarrjen në garë dhe Gert Bogdani, ish deputet i PD. Ndërkohë, pritet që garës t’i bashkohen dhe mjeku Ilir Alimehmeti, si dhe aktori i humorit, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Julian Deda, i cili ka reaguar dhe në rrjetet sociale lidhur me kandidimin e tij.

Fituesi i primareve në Tiranë do të jetë kandidati i i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përballë kryebashkiakut akutal Erion Veliaj në garën e 14 majit. Rithemelimi ka vendosur që afati për regjistrimin e kandidatëve për primaret të jetë data 6 nëntor ora 20:00, çka është dhe një limit për PD e Enkelejd Alibeajt për t’ju bashkuar grupit të Berishës. Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, procesi në të cilat pritet të mbyllet brenda nëntorit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jola: 01/11/2022 11:19

    Nese vertet do kandidosh, e ke te fituar

    Përgjigju
    • Natyrisht: 01/11/2022 14:50

      Ate me te gjatin… se eshte pak mbi toke..

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?