Bota

Përflitet se është sëmurë, bëhet virale video ku Erdogan mezi ecën

2 Nëntor 2021, 11:34| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 11:36

  • Share

Prej javës në mediat e huaja po përflitet shëndeti i Presidentit të Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan duke thënë se ai është i sëmurë dhe po merr medikamente të forta kundër dhimbje. Shkak e aludimeve janë bërë disa paraqitje të fundit të Erdogan në aktivitete e tij ku shfaqet i dobët fizikisht, i lodhur dhe shpesh kërkon ndihmë të personit pranë për të ngjitur edhe shkallët.

Edhe në një video të fundit që është bërë publike Erdogan duket se me vështirësi qëndron në këmbë, ndërsa kur ecën e bëna atë aq ngadalë  sa duket sikur do të rrëzohet nga momenti në moment.

Disa javë më parë,  “Foreign Policy” shkruante se Erdogan e ka thuajse të pamundur që të vijojë të drejtojë Turqinë deri në zgjedhjet e vitit 2023 për shkak të problemeve shëndetësore.  

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?