Alqi Bllako

Përfitoi rreth 15 milionë lekë nga inceneratori i Fierit, Apeli seancë për Alqi Bllakon më 14 maj

6 Maj 2022, 12:53| Përditesimi: 6 Maj 2022, 13:03

  • Share

Ish deputeti i PS, Alqi Bllako ka depozituar në Apelin e GJKKO kërkesën për lirim nga burgu. Seanca gjyqësore do të zhvillohet më 14 maj në orën 10:00 dhe do të shqyrtohet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi. 

Bllako ndodhet në burg pasi akuzohet se ka përfituar 15 milionë lekë për shkak të shkeljeve për Inceneratorin e Fierit. Në kërkesën e tij, Bllako nënvizoi se s'ka prova se ai është i rrezikshëm dhe si shmanget hetimit.

Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi sipas SPAK ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi. 

Në dëshminë që ka dhënë më herët në SPAK, Bllako ka deklaruar nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës, teksa shtoi se thjesht ka përcjellë shkresën te Këshilli i Ministrave.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?