Foto ilustruese

Përfitoi nga errësira dhe u arratis, shpallet në kërkim i riu që po transportonte 9 emigrantë të paligjshëm në Pogradec

1 Dhjetor 2022, 15:34| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 15:40

  • Share

Një 24 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Pogradecit, pasi nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për të ndaluar gjatë mesnatës. Ai shtoi shpejtësinë e makinës me të cilën qarkullonte sapo policia i kërkoi të ndalonte.

Duke përfituar nga errësira, i riu R.S ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë pas kontrolleve të kryera nga efektivët, në makinën tip “Volvo”, u zbuluan 9 emigrantë të paligjshëm të cilëve, 24 vjeçari u kishte premtuar se do t’i transportonte drejt vendeve të BE në këmbim të shumave monetare.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të të riut ndaj të cilit rëndon akuza e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm në këmbim të pagesave të caktuara.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?