Pamje gjatë stërvitjes

Perfeksionimi i aftësive në njohjen e armës, efektivët e Forcës Tokësore stërviten nga instruktorët e SHBA-së

23 Janar 2023, 14:51| Përditesimi: 23 Janar 2023, 15:00

  • Share

Nën udhëheqjen e instruktorëve të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, efektivë e batalionit të Dytë të Këmbësorisë të Forcave të Armatosura Shqiptare kanë zhvilluar një stërvitje në kushte të këqija atmosferike.

Stërvitja u zhvillua për perfeksionuan aftësitë e efektivëve në njohjen e armës dhe zhvillimin e qitjeve me pushkën snajper, nën drejtimin e instruktorëve të Brigadës së Ndihmës së Forcave të Sigurisë amerikane.

Kjo është njoftuar nga faqja zyrtare e Forcave Tokësore shqiptare, të cilat kanë publikuar dhe disa pamje gjatë stërvitjes.

“Efektivët e batalionit të Dytë të Këmbësorisë, perfeksionuan aftësitë e tyre në njohjen e armës dhe zhvillimin e qitjeve me pushkën snajper, nën drejtimin e instruktorëve amerikanë të SFAB.”-thuhet në njoftim.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?