Etilda Gjonaj

Përfaqësuesja e parë nga Shqipëria, Etilda Gjonaj zgjidhet Raportuese e Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë e KiE

18 Tetor 2023, 16:03| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 16:10

  • Share

Për herë të parë një përfaqësues i Shqipërisë duke përfshirë edhe vendet e rajonit në Këshillin e Evropës propozohet dhe votohet në pozicionin e Raportueses së Përgjithshme për dhunën ndaj grave.

Sipas njoftimit të publikuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, pozicioni i lartë që do të mbajë Gjonaj ka në fokusin e saj mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave dhe veçanërisht mbrojtjen e tyre ndaj dhunës.

Gjonaj do të drejtojë politikisht si përfaqësuese e Këshillit të Europës edhe Rrjetin Parlamentar të Asamblesë për luftën e dhunës ndaj grave ku bëjnë pjesë deputetet e të gjitha shteteve anëtare.

Në intervistën e realizuar nga Këshilli I Europës, znj Gjonaj ka prezantuar edhe prioritetet e mandatit të saj si Raportuese e përgjithshme të cilat përfshijnë tre aspekte:

1.Fuqizimi i grave dhe i vajzave në të gjitha fushat e jetës si dhe advokimi për të drejtat e tyre

2.Mbështetja dhe mbrojtja e avokateve të të drejtave të grave viktima të dhunës me bazë gjinore si dhe grave në sistemin e drejtësisë

3.Garantimi i aksesit në drejtësi të të gjitha grave dhe vajzave subjekt të dhunës me bazë gjinore dhe garantimi i mekanizmit për kompensimin e viktimave, me fokus viktimat e dhunës në luftën në Ukrainë dhe në vendet në konflikt.

Këshilli I Europës ka mbajtur qëndrime të forta për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe të viktimave të dhunës me bazë gjinore, e fokusuar kohët e fundit edhe në rastet e viktimave të dhunës në vendet që gjenden në luftë, kriza dhe konflikt.

Deputetja Gjonaj si Raportuese e Përgjithshme do të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit të promovimit dhe fuqizimit të të drejtave të grave për Këshillin e Europës dhe në ndjekjen e zhvillimeve në 46 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës mbi fenomenin e dhunës ndaj grave.

Ajo do të jetë përfaqësuesja e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës për dhunën ndaj grave dhe do të bashkërendojë punën në bashkëpunim të ngushtë edhe me institucionet e shteteve anëtare, me organizmat e tjerë ndërkombëtare jashtë Këshillit të Europës, si Kombet e Bashkuara, Bashkimin Europian, OSBE, Organizmat për objektivat për zhvillimin e qëndrueshëm si dhe organizatat e shoqërisë civile të shteteve anëtare që punojnë në fushën e të drejtave të grave.

Znj Gjonaj në këtë rol do të promovojë dhe do të monitorojë në mënyrë aktive, ratifikimin dhe zbatimin e Konventës së Stambollit të Këshillit të Europës për luftën ndaj dhunës së grave për të 46 shtetet anëtare të Këshillit të Europës.

I feel honored to be elected as PACE General Rapporteur on Violence against Women! Looking forward to proceed with ambitious priorities on prevention & combating #VAW & advancing on the women rights.
???? colleagues of PACE_equality and secretariat trusting on my candidacy! https://t.co/saNMFNPq4a

— Etilda Gjonaj (@GjonajEtilda) October 18, 2023

 

 

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 18/10/2023 20:16

    Ne Shqiperi te drejtat e grave te mbrohen duke filluar nga mediat qe nuk kontrrollojn fjalorin e ulet qe perdoeret ne social media kunder grave dhe vajzave.Ne parlamentin shqiptar te denohet me ligj dhuna qe ushtrohet kunder grave duke nisur nga fjalori i shthurur i Gazmend Bardhit!

    Përgjigju
  • Eri: 18/10/2023 19:53

    She is so beautiful woman!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?