Burime për Report Tv bëjnë me dije përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane, Ian Crawford, shef i seksionit politik dhe ekonomik ka nisur një takim me përfaqësuesin e PD-së, Oerd Bylykbashin dhe të mazhorancës Damian Gjiknurit, pa praninë e Petrit Vasilit dhe Rudina Hajdarit. Gjiknuri dhe Bylykbashi janë ndarë nga grupi i ekspertëve, ndërsa të tjerët po presin të kthehen për të vijuar diskutimet. Takimi vijon prej 30 minutash.
Lajmi kryesor:
'Digjet' afati i ndërkombëtarëve! S'ka dakordësi për 'Zgjedhoren'! PD: PS s'hoqi dorë nga privilegjet! PS: Opozita doli me kërkesa të reja! Hajdari: I mbyllën derën SHBA-së
B.K./ReportTv.al