Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajçak

Kosova & Rajoni

Përfaqësuesi BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak: Nuk ka asgjë teknike, gjithçka politike

6 Korrik 2021, 16:37| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 16:46

  • Share

BRUKSEL- Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i BE për dialogun Beograd-Prishtinë, ka pritur ditën e sotme në Bruksel zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimin. Lajçak përmes një njoftimi në Twitter bën me dije se është diskutuar mbi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kjo pritje vjen një ditë para mbajtjes së takimit jozyrtar në Bruksel me kryenegociatorët e vendosur për çështjen e dialogut. Ndër të tjera, Lajçak ka shkruar se nuk ka asgjë teknike në këtë dialog, por gjithçka është politike.

“Mirëprita Besnik Bislimin, Zëvendës Kryeministri i Parë i Kosovës, për një diskutim përpara takimit të nesërm të Dialogut në nivelin e Kryenegociatorëve. Gjithçka në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë politike, asgjë nuk është teknike”, shkruan Lajçak.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?