Perëndimi: Rusia mund të ketë humbur 20 000 ushtarë 

9 Qershor 2022, 21:37| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 21:42

  • Share

Numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë tani mund të jenë deri në 20,000, sipas vlerësimit të fundit nga një zyrtar i lartë perëndimor.

Vlerësimet e mëparshme, të dhëna disa javë më parë, ishin rreth 15 000.

Vlerësimet më të fundit tregojnë për rritje të ushtarëve të vrarë, në një shifër midis 15 000 dhe 20 000.

Zyrtari perëndimor, i cili nuk dëshiron që t’i bëhet i ditur emri, nuk ka dhënë një shifër mbi numrin e ukrainasve të vrarë.

Ai thotë gjithashtu se forcave ruse po u mungojnë disa municione, veçanërisht armë precize si raketat e lundrimit, por ai shton se Rusia ka ende rezerva të mëdha të atyre të cilat quhen "bomba memece".


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Pro-rusët dënojnë me vdekje dy britanikët që luftuan me ushtrinë ukrainase! Putin: Rusia nuk do të përfundojë si Bashkimi Sovjetik


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?