Foto nga bastet online

Përdorte lokalin për të vënë baste me telefon, arrestohet pronari në Tiranë

24 Shkurt 2022, 15:41| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 15:42

  • Share

TIRANË- Pronari i një lokali në Tiranë ka rënë në pranga, pasi policia konstatoi se përdorte ambientet për të vendosur baste online.

Autori i identifikuar si F.M 40 vjeç, kryente veprimtarinë e kundërligjshme përmes telefonit, në lokalin e tij në rrugën “Pandi Dardha”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • asllani: 25/02/2022 00:29

    NE te gjitha pikat e ish llotove vihen prape baste ne tirane,,,me telefonin e pronarit te lokalit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?