Përdorte lokalin e marrë me qira për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 20-vjeçari në Laç! Nën hetim 4 të tjerë

4 Qershor 2023, 11:41| Përditesimi: 4 Qershor 2023, 12:35

  • Share

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Laçit mesditën e sotme, për shkak se kishte përshtatur ambientet e lokalit të marrë me qira për të organizuar veprimtari të lojërave të fatit.

Në kuadër të fazës së dytë të operacionit "Basti i fundit", është vënë në pranga 20-vjeçari me iniciale E. J., i cili kishte marrë me qera një lokal me qëllim organizimin e lojërave të fatit.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë edhe 4 persona të tjerë të cilët u gjetën në lokal në momentin e ndërhyrjes nga Policia.

Konkretisht do të hetohen në gjendje të lirë S. S., 32 vjeç, banues në fshatin Droje dhe për shtetasit G. K., 30 vjeç, M. J., 26 vjeç dhe Sh. J., 30 vjeç.

Policia sekuestroi 6 kompjutera për lojëra fati, 2 tavolina pokeri, 2 valixhe me fisha bixhozi, një shumë parash dhe aksesorë të tjerë që përdoren për këtë veprimtari

Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, janë vënë në pranga 2 persona dhe janë sekuestruar 7 kompjutera për lojëra fati, celularë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?