Kontrolle të Policisë Rrugore në Durrës

Përdornin celularin e disa të dehur teksa lëviznin, shoferë të arrestuar, nën hetim dhe të gjobitur në Durrës për 1 javë! Kontrolle në të gjitha akset rrugore

18 Nëntor 2022, 15:45| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 16:14

  • Share

DURRËS- Policia Rrugore e Durrësit ka kryer kontrolle në të gjitha akset rrugore të qytetit gjatë një jave, ndërsa si rezultat janë arrestuar 2 drejtues mjetesh dhe janë vënë nën hetim 3 të tjerë, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

31 patenta janë pezulluar, nga të cilat 27 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 4 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. 

Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kujdesi: 18/11/2022 15:59

    Per celulare & pije jam dakort!Por keto hajduter te rrugures jane shum provokatore,qe te provokojne per rryshfet,nga F.Kruja ne Shkober e kane kthyer kete segment ne shtetrrethim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?