Lokali që përdorej për prostitucion

Përdornin për prostitucion 2 lokale dhe një hotel në Fier, Apeli konfirmon burg për 3 pronarët! 1 në arrest shtëpie

27 Mars 2023, 12:49| Përditesimi: 27 Mars 2023, 13:06

  • Share

FIER – Gjykata e Apelit ka konfirmuar masat e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj tre personave të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni në 2 lokale dhe një hotel të Fierit.

Besiko Molishtari, 71 vjeç dhe Nesti Golemaj, 69 vjeç që ishin pronarë të një lokali në lagjen ‘Kastriot’ në Fier që ishte kthyer në cerdhe prostitucioni kërkuan zbutjen e masës së sigurisë në ‘arrest shtëpie’ që nuk u pranua nga Gjykata e Apelit.

Edhe Naxhie Aliaj, 63 vjeç u la në burg. Ndonëse lokali i tij ishte përshtatur ishte përshtatur në ambient për ushtrim prostitucioni, Aliaj pretendon se nuk është vërtetuar vepra penale ndaj kërkonte zëvendësimin e masës së sigurisë nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’.

Por gjykata e Apelit vendosi konfirmimin e masës së sigurisë që la Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Fierit.

I vetmi që është lënë në arrest shtëpie është Tajar Hysenaj, 69 vjeç, pronar i një tjetër hoteli ku dyshohet se ushtrohej prostitucion. Nga hetimet e kryera rezultoi se 4 pronarët bashkëpunonin me njëri-tjetrin për t’i përshtaste në çerdhe prostitucioni që prej majit në viti 2022.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?