Kanabisi i sekuestruar

Përdornin lokalin për t’ju shitur kanabis fëmijëve, arrestohet 23-vjeçari! Në kërkim një tjetër  

3 Gusht 2023, 10:04| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 10:20

  • Share

Një 23-vjecar është vënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi nga hetimet kanë rezultuar të përfshirë në një rast të shitjes së kanabisit, në një lokal në Laç, ku policia arrestoi më parë dy persona.

Pas një hetimi 6-mujor, Policia e Kurbinit zbuloi më 27 qershor të këtij viti, se në një lokal në qytetin e Laçit, ku kishte lojëra kompjuterike për të mitur dhe të rinj, shitej kanabis në doza.

Nga kontrolli që policia bëri rezultoi se, kanabisi u shitej edhe të miturve që frekuentonin lokalin për këtë qëllim.

Në vijim të operacionit policor të koduar "Ndërthurja", u arrestua I. N., 23 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Gj., 23 vjeç, të dy banues në Kurbin, pasi nga hetimet rezultoi se janë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së kanabisit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. Gj.

Më herët, nga ky operacion u arrestuan në flagrancë pronari i lokalit dhe një kamarier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?