Bastet sportive online

Përdornin lokalin për baste sportive online, në pranga administratori në Tepelenë! Nis hetimi për pronarin dhe një klient

23 Shkurt 2022, 21:01| Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 21:02

  • Share

TEPELENË- Policia e Tepelenës “goditi” një tjetër rast të lojërave të fatit në një lokal, ku vuri në pranga administratorin dhe nisi hetimin për pronarin dhe një klient.

Administratori banues në Memaliaj, i identifikuar si A.M 55 vjeç kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit që administronte, për organizimin e lojërave të fatit.

Gjithashtu hetimi nisi ndaj B. M., 60 vjeç, banues në Memaliaj (pronar i subjektit) dhe J. E., 34 vjeç (klient i subjektit), pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lotarive të palejuara në subjektin e shtetasit A. M. 

Nga këqyrja e aparateve celulare të këtyre dy persona janë gjetur programe që përdoren për organizimin e basteve sportive online. 

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara", "Pjesëmarrja në lojërat e fatit që zhvillohen në kundërshtim me ligjin" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Denis: 01/03/2022 20:29

    E keni per qef nje ne rugen fiqerete musta ne vlor.hapur fare

    Përgjigju
  • BENI: 24/02/2022 00:00

    I keni ish pikat e llotove ne tirane qe akoma vendosin baste me telefonin e proanrit te kafes....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?