Foto ilustruese

E rëndë në Greqi/ Një 14-vjeçare përdhunohet në një ndërtesë të braktisur, mes 7 djemve njeri me origjinë shqiptare

19 Dhjetor 2020, 14:47| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 15:07

  • Share

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin e Selanikut në Greqi, ku vajza e mitur 14 vjeçare është përdhunuar nga 7 djem, njeri prej të cilëve është me origjinë shqiptare.

Mediat greke bëjnë me dije se vajza e mitur është përdhunuar nga të 7 djemtë të moshave 13-17 vjeç, në një banesë të braktisur.

Sipas dëshmive të vajzës 14 vjeçare e cila ka kallëzuar veprën në polici bashkë me të ëmën, ka shkuar të takoj njërin prej djemve me të cilin kishte pasur kontakte përmes rrjetit social Instagram. Ai e ka ftuar vajzën në ndërtesën e braktisur ku edhe po e prisnin djemtë, pa dijeninë e saj se në vendin e takimit nuk do ta priste 1 po 7 persona.

Ajo menjëherë është mundura të largohet, por ata e kanë mbajtur pa dëshirën e saj, ia lidhën sytë me një shami, filluan të abuzonin me të. Policia greke ka arrestuar menjëherë të miturit mes tyre edhe një me origjinë shqiptare.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 19/12/2020 18:29

    Ngjarje e rëndë, pa diskutim. Nisin si lojra fëmijësh e përfundojnë tragjedi. Mjerë vajza. Drejtësia greke do të vëndoset. Disa nga djmtë grek të " gënjyer,, shqiptari " organizatori,, si rrjedhim do të dakë i fundit nga burgu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?