Përdhunuan në grup 23-vjeçaren në një motel në Milano, arrestohen 3 të rinjtë shqiptar në Itali

14 Nëntor 2022, 15:48| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 16:08

  • Share

ITALI- Rrahje, dhunë dhe abuzim seksual në grup! Këto janë akuzat e rënda të ngritura ndaj tre të rinjve shqiptarë 21, 23 dhe 29 vjeç, të arrestuar tashmë nga policia e Milanos.

Dhuna ndaj 23-vjeçares dyshohet se ka ndodhur në dhomën e një moteli në Cornaredo (Milano). Njëri nga të tre autorët ndodhet tashmë në burg, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së ndodhur në Cornaredo më 23 tetor, pranë një lokali.

Sipas skemës që u rindërtua nga hetimi i kryer nga prokuroria, tre të rinjtë shqiptarë kishin takuar viktimën (një vajzë 23-vjeçare me origjinë nga Haiti) në një dhomë në zonën e Corso Como, në Milano, në mbrëmjen e 2 majit.

Një nga të rinjtë e arrestuar tashmë, kishte rënë dakord për një shërbim seksual me pagesë me 23-vjeçaren dhe sipas asaj që kishin rënë dakord do të shkonin në një hotel në qendër të Milanos.

Por në vend që të shkonin atje, i riu shqiptar e dërgoi vajzën nga Haiti në një motel në Cornaredo. Aty iu bashkua edhe vëllai dhe kushëriri i tij. Në ato momente ka filluar dhuna ndaj të resë në mënyrë të përsëritur.

Më pas kriminelët u larguan nga dhoma e motelit në orët e para të pasdites së 3 majit, duke e liruar përfundimisht të renë, e cila në atë moment u largua me vrap nga ai vend, duke kërkuar ndihmë dhe duke raportuar ngjarjen tek karabinierët.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?