Momenti i arrestimit

Përdhunonte të mitur, arrestohet për pedofili seriale drejtori artistik i Teatrit Kombëtar në Greqi

22 Shkurt 2021, 12:35| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 12:39

  • Share

GREQI- Një “cunam” zbulimesh kanë dalë në dritë ditët e fundit në Greqi, për drejtorin artistik të Teatrit Kombëtar Dhimitris Lignadhis, i cili është arrestuar pasi akuzohet për pedofili seriale.

Kutia e Pandorës është hapur dhe rasti i Lignadis ka arritur përmes një kërkesëpadie në Gjykatë nga një 25 vjeçar, me akuzën se ai e ka përdhunuar në moshën 14-15 vjeçare.

Pas kësaj një “lumë” akuzash janë ngritur ndaj regjisorit për përdhunime ndaj shumë të miturve, kryesisht djem.

Të premten mbrëma një gruaje e cila është konsideruar e rëndësishme për çështjen dhe emri i së cilës nuk është bërë publik, ka rrëfyer për prokurorin e çështjes çdo gjë që dinte në lidhje me akuzat e ngritura kohët e fundit për regjisorin e njohur. Sipas mediave greke, gruaja në fjalë është një njeri i afërt i regjisorit.

Kohët e fundit sipas informacioneve të zbuluar, Lignadhis manipulonte refugjatë dhe emigrantë, me qëllim përdhunimin duke i premtuar një karrierë në botën e artit.

Në Greqi javët e fundit kanë gjetur guximin shumë persona nga bota e artit dhe kanë ngritur akuza ndaj emrave shumë të shquar të fushës për dhunë verbale, fizike, ngacmim seksual dhe përdhunim duke shokuar opinionin publik.  

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?