Foto ilustruese

Përdhunoi nipin 8 vjeç, Prokuroria e Beratit kërkon 15 vjet burg për 46-vjeçarin nga Kosova

4 Korrik 2023, 20:56| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 21:17

  • Share

Prokuria e Beratit ka kërkuar 15 vite burg për 46-vjeçarin Belul Kokollari, i cili akuzohet për përdhunimin e nipit 8-vjeç.

Gjatë seancës së sotme që u zhvillua rreth orës 15:45, Kokollari mbërriti nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që për shkak të sensivitetit të çështjes mediat nuk u lejuan të mernin pjesë në seancë. Pasi prokurori Elidon Hysenaj kërkoi 15-vite burg për Belul Kokollarin, trupi gjykues e shtyu dhënien e vendimit penal për në 11 Korrik.

46-vjeçari Belul Kokollari ka lindur në Kosovë,në fshatin "Malësi e Madhe"në Prizren. Ai akuzohet për veprën penale të "Marrëdhënieve seksuale apo homoseksuale me të mitur", parashikuar nga Neni 100, paragrafi i parë i Kodit Penal.

Kokollari akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç,me iniciale A.S në 4 Nëntor 2021 në banesën e tij në Malësinë e Madhe në Prizren, ku nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën. Pas përfundimit të hetimeve të kryera, Prokuroria e rrethit të Beratit, e përfaqësuar nga prokurori Elidon Hysenaj, e përcjell çështjen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat.

Sipas hetimeve të kryera dhe të dhënave të grumbulluara nga burimet e provave, Prokuroria e Beratit ka konfirmuar se provohet se Belul Kokollari ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç, asokohe kur ndodhi ngjarja e rëndë 7-vjeç.

Komento

Komente

  • Mergimtari: 05/07/2023 06:33

    Kerkesa per per denimin e nje vepre te tille eshte shume e lete.Ai ka shkelur cdo etike njerezore dhe per te me madhja meshire eshte te jesh i pa meshirshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?