Përdhunimi i 23-vjeçares nga Shqipëria në Pejë, arrestohet babai i ish-deputetit të Kosovës

13 Dhjetor 2023, 15:50| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 16:38

  • Share

Një rast i rëndë ka ndodhur këto ditë në qytetin e Pejës, ku një 23 vjeçare, me shtetësi shqiptare e cila vuan edhe nga problemet mendore, dyshohet se është dhunuar seksualisht nga dy persona.

Lidhur me këtë ngjarje tashmë janë arrestuar dy persona. Lajmin për arrestimin e tyre ka konfirmuar për Telegrafin nga Prokuroria Themelore e Pejës.

“Dy persona janë arrestuar për veprën penale të dhunimit të 23 vjeçares nga Shqipëria”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Të arrestuarit janë psonat me iniciale Sh.B dhe I.G. Njëri nga të arrestuarit është edhe babai i një ish-deputeti të Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me rastin është sekuestruar edhe një makinë. Ngjarja e rëndë për 23 vjeçaren dyshohet të ketë ndodhur në një motel në qytetin e Pejës.

Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë siguruar vendin e ngjarjes ku janë duke kryer hetimet. Të dyshuarit ndodhen ende në stacionin policor në Pejë ku janë duke u marrë me procedurat e intervistimit.

Rasti u zbulua pasi motra e viktimës e raportoi atë si të zhdukur.

Vajza u gjet në Pejë por gjendja e saj nuk ishte e mirë dhe u dërgua për ekzaminimet e nevojshme mjekësore

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 13/12/2023 16:51

    MJERIM!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?