Ambasadorja Yuri Kim

Kronikë

Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, reagon Yuri Kim: Jo do të thotë jo! Të dënohen abuzuesit

26 Maj 2021, 20:41| Përditesimi: 26 Maj 2021, 20:43

  • Share

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të përdhunimit të 15-vjeçares në Mirditë. Me një postim në Twitter, Kim kërkon dënimin e abuzuesve, ndërsa bën thirrje që t'i jepet fund dhunës ndaj gruas. Ambasadorja veçon edhe dy pika që, sipas saj, duhet të bëhen duke përmendur drejtësinë dhe kujdesin shëndetësor deri në shërimin e plotë të të miturës.

“Ne i bashkohemi aktivistëve dhe të gjithë të tjerëve që flasin për dënimin e atyre personave që abuzuan seksualisht me një vajzë të re. Përdhunimi është një vepër penale dhe një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Ajo çfarë duhet të bëhet në krye të radhës është: 1) shërbim social dhe shëndetësor deri në shërimin e plotë të vajzës 2) drejtësi. Ti jepet fund dhunës ndaj gruas. Jo, do të thotë JO tinukjevetem”, shkruan Kim.

Kanë qenë të shumta reagimet në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku pati protesta të shoqërisë civile në disa qytete.

Sipas policisë, 15-vjeçarja u abuzua për disa javë me radhë nga 5 persona të cilët e shantazhuan atë me video intime. Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari me inicialet A.Xh janë arrestuar dhe janë lënë në burg nga gjykata.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?