Përcillet mes lotësh nga miqtë dhe artistët, Dhimitër Orgocka! Koço Qendro rrëfen pengjet e regjisorit korçar

2 Janar 2021, 13:59| Përditesimi: 2 Janar 2021, 14:12

  • Share

Mes lotëve dhe trishtimit është përcjell për në banesën e fundit regjisori edhe aktori korçar Dhimitër Orgocka. Artisti u shua pas një hemorragjie cerebrale në moshën 84-vjeçare në qytetin e tij të lindjes, aty ku edhe kontribuoi për dekada të tëra, si regjisor në Teatrin “Andon Zako Çajupi”. Drejtoresha e këtij teatri, aktorja Zamira Kita teksa shpreh ngushëllimin e saj, premton se amanetin e artistit për të pasur në vëmendje dramaturgjinë shqiptare do ta çoj më tej.

“Nuk e prisnim këtë ikje. Do të na mungojë të gjithëve Dhimitër Orgocka për bashkëpunimet që kemi pas. Përveç vëmendjes që Orgocka ka pas për dramaturgjinë botërore, merak kishte dramën shqipe, që ne premtojmë se do ta çojmë më tej”, thotë aktorja Zamira Kita

Orgocka ka ngjitur në skenë rreth 105 premiera si regjisor, ndërsa ka luajtur si aktorë mbi 82 role. Nuk kanë munguar angazhimet e tij në kinematografi, si tek filmat “Yjet e netëve të gjata”, “Gjeneral gramafoni” apo “Asgjë nuk harrohet”. Shfaqja e fundit, që Orgocka ngjiti në teatrin “Andon Zako Çajupi” është “Kopraci” i Molierit gjatë vitit 2019.

1609592670_Screenshot3.jpg

Dhimitër Orgocka

 

“E kam pas aktor, regjisor, bashkëpunëtor, Kemi interpretuar së bashku në skenë, edhe tek mua është shumë i veçantë. Përkushtimi i tij është për t’u admiruar. ka hyrë me pantallona të shkurta edhe u plak në teatër. Me gjithë ato dallgë që ka kaluar, dihet se si e trajtuan edhe nuk u përkul. Mbi gjashtë dekada kam qenë bashkë me të”, u shpreh Koço Qëndro.

Dhimitër Orgocka është vlerësuar me disa çmime në teatër dhe mbante titullin “Artist i Popullit”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • bardhi: 03/01/2021 00:43

    AKTOR--DHE INTERPRETUES I MADH ORGOCKA,,,QOFTE I PARAJSES...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?