Përçarja në PD, Çollaku në Report Tv: Nëse Berisha tërhiqet dy palët bashkohen! Ka ende hapësirë për të dalë me një kandidat në zgjedhjet vendore

28 Dhjetor 2022, 14:53| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 15:24

  • Share

TIRANË- Një vit dramatik në historinë e Partisë Demokratike e ka cilësuar deputeti Kreshnik Çollaku përçarjen e partisë. I ftuar në Report Tv, Çollaku tha se vetëm tërheqja e Sali Berishës do të sillte bashkimin e plotë të të dyja palëve brenda në PD.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, deputeti demokrat tha se i vetmi shkak i ndarjes ka qenë prishja e marrëdhënieve me aleatin më të madh të PD-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një hap pas i Berishës do qetësonte ujërat mes demokratëve.

“Viti më dramatik në historinë e PD. Ngjarjet që patën një fillim agresiv që nga 8 janari mund të quhet pas asnjë lloj hiperbolizimi viti më dramatik në historinë e PD. Po ballafaqohemi me një sfidë elektorale, që për interesa personale po shkojmë të ndarë. Përpjekja e jonë për të pasur një kandidat të përbashkët u prish se për të bashkëpunuar duhet të njihni statutin tim. Të vësh kusht të pranoni kusht mu duk një pretekst për të mos e vazhduar bashkëpunimin. Në fakt edhe statuti po përplaset. Kishte hapësira për tu bashkuar me një kandidat të përbashkët. Në mënyrë racionale duhej të shkonin drejt kësaj zgjidhje që e kërkojnë njerëzit. Jemi në situatën ku duhet të shohim edhe zgërdhirjen e qeverisë kur zihen demokratët. Tërheqja e Berishës mund të sjellë bashkimin? Po, marrëdhënie e tij me ata që ne i kemi aletë strategjikë ka qenë shkaku i ndarjes”, tha Çollaku.  

Ndalur në zgjedhjet lokale, Çollaku tha se ka ende hapësira për të dalë me një kandiat të përbashkët, pasi kjo situatë do dëmtojë vetëm elektoratin e PD-së.

“Faturën do e paguajnë demokratët që do humbasin. Po presim gjyaktën, nëse njeh siglën, kudo ta njohë siglën, unë do jem nën siglën e PD. S’ka pengesë për tu zgjidhur, edhe kolegët e rithemelimit do duhej të bënin të njëjtën gjë. Anëtarë të LSI të përcaktojnë kandidatin e PD. Ngjitja artificiale që kanë dashur të bëjnë me anëtarët e tretë ka krijuar problematika me e strukturat e PD. S’mund të bësh primaret me simpatizantë për të bashkuara strukturat e Partisë së Lirisë dhe PD. Unë prap them se ka hapësirë për të dalë me një kandidat”, tha Çollaku.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?