Përçarja mes kryesisë dhe deputetëve të PD, Gaba: Grupi parlamentar s’është pronar i partisë! Gështenja: Zgjedhjet të nisin nga baza jo nga kryetari

19 Qershor 2023, 22:48| Përditesimi: 20 Qershor 2023, 08:03

  • Share

Përçarja brenda Partisë Demokratike është thelluar së fundmi pas qëndrimeve të mbajtura nga Kryesia dhe grupi parlamentar lidhur me procesin e zgjedhjeve brenda partisë. Kryesia ka caktuar datën 29 korrik për zgjedhjen e kryetarit të ri ndërsa një pjesë e grupit parlamentar kërkojnë si fillim zgjedhjet në bazë fillimisht.

Anëtari i kryesisë së PD-së, Gentian Gaba i ftuar në studion e emisionit ‘5 pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV tha se kryesia kërkon të ketë zgjedhje të kryetarit të ri sa më shpejtë duke qenë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë shumë afër.

“Një pjesë e kryesisë e vendosi të hapet gara nga lart poshtë. Nëse do vazhdojmë të presim kaq gjatë, do të jemi shumë të vonuar për zgjedhjet e 2025. Do jemi shumë të papargatitur. Më vjen keq që nuk arritëm të pajtoheshim tek fakti që ne donim zgjedhje të kryetarit ndërsa grupi parlamentar donte zgjedhje nga baza. Nuk është grupi parlamentar pronar i PD”-tha Gaba.

Nga ana tjetër, deputeti i PD, Lefter Gështenja tha se nuk është koha për të zgjedhur kryetarin e ri, duke theksuar se sipas tij koha në dispozicion për të patur një garë të barabartë është e pamjaftueshme.

“Duhet të përcaktojmë kushte të sakta për garë. Të jetë e barabartë për të gjithë kandidatët. Nuk e kan këtë mundësi me një kohë kaq të shkurtër. Por duhet të nisë procesi në bazë si fillim”- tha deputeti.

Ndërsa anëtari i kryesisë së PD-së, tha se një pjesë e deputetëve nuk kanë mbajtur një qëndrim të qartë sepse kanë pasur frikën se mos nuk do të jenë në listat e zgjedhjeve të ardshme parlamentare.

“Duhet të kishin mbajtur qëndrime, shumë njerëz nuk kanë mbajtur qëndrime se kanë pasur frikën se nuk do jenë në listat e deputetëve”-shtoi ai.

Sot Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi njoftoi se ai së bashku me 16 deputetë të tjerë do të bojkotojë mbledhjen e nesërme të Këshillit Kombëtar që është thirrur nga kryesia e partisë, për arsye se sipas tij, është shkelur statuti i PD-së.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?