Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj

‘Përçarja’ e romancës televizve në BBV, Beatrix eleminohet përfundimisht nga spektakli

22 Janar 2022, 01:11| Përditesimi: 22 Janar 2022, 01:18

  • Share

Eleminimi i këngëtares së njohur, shënoi edhe ‘fundin’ e romancës më të ndjekur nga publiku, atë të Donald Veshaj e Betrix Ramosaj.

Pas natës së sotme, nuk do të ketë më komente sa i përket ecurisë së çiftit në BBV e as nuk do të ketë protagonistë romance (vetëm në rast se kemi indicie të reja).

Eleminimi i Beatrix Ramosaj është pritur si gjithnjë me përlotje nga ana e kësaj të fundit. Mes lotësh ajo ka ndërprerë këtë eksperiencë që zgjati më shumë se 2 muaj dhe është përcjellë e mallëngjyer nga banorët e shtëpisë. Më pas është puthur dhe përqafuar me Donaldin, i cili i ka kërkuar asaj që të veprojë ashtu siç ka folur me të më parë. 

Pyetja që lind është si do e përballojë Donaldi mungesën e gjysmës së tij në spektakël e për më tepër, cila do jetë strategjia e rradhës për të fituar sërish vemëndjen e dikurshme?

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?