Moment nga ndeshja Suedi-Poloni

Sport

Përcaktohen 5 duele të 1/8 të Euro 2020, Holanda ndaj Çekise, Spanja me Kroacinë e Suedia ndaj Ukrainës

23 Qershor 2021, 21:42| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 21:44

  • Share

Me mbylljen e ndeshjeve të grupit E të "Euro 2020" tashmë janë përcaktuar 5 sfida të fazës së ardhshme asaj të 1/8. Suedia që e mbylli e para grupin E do të ndeshet me Ukrainën në fazën tjetër. Ukraina u kualifikua si një nga vendet e treta më të mira. Po ashtu mësoi rivalin e fazës me eliminim direkt edhe Holanda. Tulipanët do të përballen me Çekinë në raundin tjetër me ndeshjen që do të luhet të dielën në Budapest. Ndërkaq Spanja që fitoi me goleadë ndaj Sllovakisë dhe u kualifikua si e dyta e grupit E do të përballet me Kroacinë. Më herët ishin përcaktuar edhe dy duelet e para të kësaj faze. Uellsi kundër Danimarkës e Italia ndaj Austrisë.

Ndeshjet e fazës së 1/8 të Euro 2020

Uells-Danimarkë

Itali-Austri

Holandë-Çeki

Kroaci-Spanjë

Suedi-Ukrainë

 

Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?