Politikë

Përçahet aleanca PD -LSI, Kryemadhi voton për kryetarin e Kuvendit! I bashkohet dhe Dule

10 Shtator 2021, 17:55| Përditesimi: 10 Shtator 2021, 18:28

  • Share

 

Duket se përçarja mes PD dhe LSI nuk janë më vetëm flakë por fakt, pasi në procesin e votimit të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, vendimet kanë qenë të kundërta dhe jo të unifikuara.  Në një kohë që PD dhe Basha grisën fletën e votimit, Monika Kryemadhi ka votuar. Edhe aleati i Bashës, Vangjel Dule ka votuar në procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Ndërkohë kreu i PBDNJ, Vangjel Dule edhe pse e mori mandatin në listat e PD ka preferuar të votojë normalisht, ndonëse nuk dihet nëse vota e tij ishte kundër apo pro Nikollës. Nga ana tjetër Mesila Doda e PDIU ka vepruar si deputetët demokratë dhe e ka grisur fletën e votimit. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi nuk ishte në seancë gjatë votimit.


Lajmi kryesor:

Betohen 140 deputetët, Lindita Nikolla zgjidhet kryetare Kuvendi me 79 vota pro e 4 kundër! Përçahet aleanca opozitare në 'vendimin e parë', PD gris fletët e votimit, LSI voton kundër! Rama mbledh fletët e grisura


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?