Foto ilustruese

Përbërësi natyral që duhet provuar nëse keni flokë të hollë

6 Prill 2023, 22:56| Përditesimi: 6 Prill 2023, 22:57

  • Share

Vaji i kokosit ka arritur të bëhet një nga përbërësit më të njohur në industrinë e bukurisë vitet e fundit. Rekomandohet për hidratimin e lëkurës, por edhe si maskë flokësh, ndër të tjera. Dhe me të vërtetë, është diçka që duhet ta keni në shtëpinë tuaj, pasi përdorimet e saj janë të panumërta, ndërsa kostoja është e vogël.

Mirëpo, nëse keni flokë të hollë dhe përdorni këtë vaj të veçantë për të hidratuar flokët, ndaloni sa më shpejt. Arsyeja është e thjeshtë: rëndon flokët, duke hequr volumin që dëshironi të merrni.

Është koha të takoni “armën” tuaj të re të preferuar dhe nuk është gjë tjetër veçse uji i kokosit. Ai përmban të njëjtat lëndë ushqyese si vaji, por siguron hidratim pa i rënduar apo “vajosur” flokët. Sigurisht që duhet ta merrni në formën e “virgjër” të tij, pa aditivë apo konservues, të cilat do t’i gjeni në dyqanet bio.

Mund ta përdorni në mënyra të ndryshme: shpëlani flokët me të pas shampos dhe balsamit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?