Përbërësi i fuqishëm që djeg yndyrën dhe nxit metabolizmin

22 Nëntor 2023, 13:00| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 13:01

  • Share

Është shumë e rëndësishme të kujdeseni për peshën tuaj trupore për të shmangur disa nga rreziqet shëndetësore.

Gjegjësisht, obeziteti rrit rrezikun e gjendjeve të rrezikshme, si diabeti i tipit 2, goditja në tru dhe sëmundjet e zemrës. Ndryshimet e shëndetshme dhe të qëndrueshme të stilit të jetesës mund ta mbajnë peshën tuaj nën kontroll.

Duke folur në kanalin e tij në TikTok, doktori i Harvardit, William Lee, zbuloi se ekziston një përbërës, të cilin nëse e shtoni në dietën tuaj, mund ta përshpejtoni procesin e humbjes së peshës.

“Po sikur t’ju thosha se ndoshta keni një përbërës të fuqishëm për djegien e yndyrës dhe për nxitjen e metabolizmit në kuzhinën tuaj? Unë po flas për kanellën”, citon Daily Express fjalët e ekspertit.

Ai shtoi se kanella ka më shumë se 20 substanca të ndryshme bioaktive që mund të ndikojnë në metabolizmin. Një studim klinik nga India tregoi se kanella mund të përmirësojë nivelet e glukozës në gjak, ta zvogëlojë perimetrin e belit dhe madje ta ndryshojë sindromën metabolike.

Një studim i publikuar në vitin 2017 në revistën Lipids in Health and Disease krahasoi efektet e konsumimit të tre gramë kanelle në ditë për 16 javë, krahasuar me marrjen e një placeboje.

Rezultatet e studimit zbuluan se pjesëmarrësit që iu dhanë kanellë, humbën peshë dhe kishin presion të ulët të gjakut, nivele të ulëta të sheqerit dhe kolesterolit në gjak.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?