Egnatia - Laçi

Përballje për Europën dhe mbijetesën, Superliga zhvillohet në dy ditë

27 Prill 2023, 14:16| Përditesimi: 27 Prill 2023, 14:26

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit do zhvillojë javën e 31-të. Gjithçka do marrë jetë në fundjavë, me të shtunën dhe të dielën që është rezervuar për pesë ndeshjet e elitës në futbollin shqiptar.

Të shtunë në 15:00 luhet Bylis - Laçi në "Adush Muça", me vendasit që kërkojnë pikë shprese për mbijetesën. Në 18:00 në "Niko Dovana" zhvillohet dueli mes Erzenit dhe Partizanit, sfidë që shijakasit kërkojnë të kthehen te tri pikët për mos rrezikuar në zonën e ftohtë.

Të diel në 15:00 luhen dy duele. Tirana luan me Kastriotin dhe Kukësi me Teutën. Në këto përballje objektivat janë të ndryshme. Në 18:00 luhet Vllaznia - Egnatia, me skuadrat që dje u përballën në Kupën e Shqipërisë (1-1).

Superliga - java 31:

E shtunë, 29 prill

15:00 Bylis - Laçi

18:00 Erzeni - Partizani

E diel, 30 prill

15:00

Tirana - Kastrioti

Kukësi - Teuta

18:00

Vllaznia - Egnatia

Renditja:

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?