Sport

Përballje anglo-spanjolle/ Villarreal-Manchester United, finalja e Europa League, jashtë Arsenali

7 Maj 2021, 09:33| Përditesimi: 7 Maj 2021, 10:08

  • Share

Nuk ka finale angleze në Europa League. Në 26 maj në Poloni për trofeun prestigjioz do të luftojnë spanjollët e Villarreal dhe Manchester United ndërsa Arsenali mbeti jashtë. Roma e fitoi 3-2 gjysmëfinalen e kthimit ndaj Manchester United në “Olimpico” por kjo nuk mjaftoi pasi anglezët e kishin fituar 6-2 ndeshjen e parë dhe kaluan ata në finale. Dzeko, Cristante dhe Zalevski shënuan për verdhekuqtë në një ndeshje që mund të merrnin edhe më shumë por për kalimin në finale i pengoi De Gea me disa pritje spektakolare dhe Edinson Cavani që shënoi një dygolësh. Tentativa e Romës për përmbysje mbetet në mes ndërsa United “fluturon” në finalen e madhe.

Për herë të parë arrin në finalen e një kompeticioni evropian Villarreal që ia doli ndaj Arsenalit. Spanjollët e kishin fituar 2-1 ndeshjen e parë dhe mbrëmë rezistuan në barazim pa gola duke siguruar biletën për në finalen e 26 majit. Arsenali ngeci në shtyllë ndërsa rekord me vetë për trajnerin e Villarreal Unai Emery që në tetë vite do të luajë finalen e pestë të Europa League. Villarreal-Manchester United premton “luftë” dhe spektakël për trofeun e Europa League./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?