Musk dhe Zuckerberg

Përballja Musk-Zuckerberg në kafaz, transmetimi në platformën X

7 Gusht 2023, 13:34| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 13:38

  • Share

Pronari i platformës së medias sociale X me emrin e vjetër Twitter, Elon Musk tha se “ndeshjen e kafazit” që do të zhvillojë me drejtorin ekzekutiv të Meta-s, Mark Zuckerberg do ta transmetojë drejtpërdrejt përmes platformës X

Ndërsa në një postim tjetër Musk tha se po përgatitet për ndeshjen duke ngritur pesha gjithë ditës. “Nuk kam kohë për t’u stërvitur. Për këtë arsye i kam sjellë peshat në punë”, shtoi ai.

Musk sfidoi Zuckerberg-un për ndeshje pas raportimeve se ai do të “krijonte platformë alternative ndaj Twitter-it, të bazuar në tekst” të emërtuar “Threads”. Po ashtu edhe Zuckerberg në një postim nga media sociale më 22 qershor tha se ka pranuar propozimin për “ndeshje në kafaz”.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?