Erbim Fagu

Përballja me kryesuesit, Erbim Fagu: Tirana kërkon tri pikë për 'Final 4'

9 Mars, 22:17| Përditesimi: 9 Mars, 22:18

  • Share

Tirana dhe Egnatia luajnë të dielë në orën 17:00 në "Elbasan Arena" për raundin e 27-të në Superligë. Para ndeshjes për mediet foli Erbim Fagu. Trajneri i Tiranës kërkon tri pikët për "Final 4", teksa vlerëson kalimin në gjysmëfinalet e Kupës.

Kundër kryesuesve nuk do jetë e lehtë për bardheblutë, të cilët nuk po kalojnë një moment të mirë dhe rrezikojnë vendin e katërt.

"Patjetër që një kualifikim në gjysmëfinale është një gjë shumë e mirë si për skuadrën, ashtu dhe klubin. Tashmë kemi Egnatian. Skuadër e vendit të parë, skuadër me vlera, por ne shpresojmë që të japim më të mirën dhe të marrim maksimumin.

Gjendja e skuadrës? Kemi disa probleme, të cilat do t’i vlerësojmë edhe sot me stafin mjekësor për të parë se kush është do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e nesërme. Mendoj se grupi do të jetë i plotë dhe shpresoj që të marrim maksimumin. Nuk dua të nisem nga rezultatet e kaluara që kanë pasur këto dy skuadra në kampionat, pasi kampionati shqiptar është i vështirë. Nuk mendoj se ka vend për frikë, sepse ne kemi lojtarë me kualitet.

Objektivi? Ne do të hyjmë në ndeshje për ta fituar pavarësisht renditjes. Është e vërtetë që janë dy sulmet më të mira të kampionatit, por në këtë fazë që jemi është e rëndësishme të marrim tre pikët. Nuk na intereson golavarazhi apo sulmet kush është më mirë, e kush është më dobët. Ne synojmë pikët për të arritur dhe ‘Final 4’", tha Fagu.

Pas javës së 26-të, Egnatia kryeson renditjen me 50 pikë, katër më shumë se Vllaznia ndjekëse. Tirana me 35 pikë mban vendin e gjashtë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?