Përballja e 'yjeve', por në Spanjë-Portugali nuk ka fitues! Thyhet Zvicra e Xhakës, Çekia fiton minimalisht

3 Qershor 2022, 11:20| Përditesimi: 3 Qershor 2022, 12:31

  • Share

Sezoni i ri i Ligës së Kombeve ka vënë përballë Spanjën dhe Portugalinë, dy kombëtare të cilat kanë pretendime të mëdha për Botërorin e Katarit dhe që të enjten u ndanë në barazim me rezultatin 1-1.

Në Sevilje ‘La Roha’ mori e para avantazhin falë Morata-s, i cili nuk mund të gabonte pas asistit perfekt të Sarabia. Spanja do të udhëhiqte për një kohë të gjatë, deri kur pak para fundit sulmuesi Horta, i futur si zëvendësues barazoi dhe stampoi shifrat përfundimtarë të takimit. Në këtë ndeshje Ronaldo e nisi nga stoli dhe luajti vetëm 30 minuta, por pa arritur të lërë gjurmë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Republika Çeke fitoi 2-1 kundër Zvicrës. ‘Helvetët’ barazuan përkohësisht në fundin e pjesës së parë, por në vijim një autogol vulosi fatet e sfidës. Xhaka e nisi si titullar, ndërsa Shaqiri hyri si zëvendësues, por nuk ia doli të barazonte rezultatin.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?