Mino Raiola dhe Raffaella Pimenta

Shembet 'perandoria' e futbollit! Në tetë muaj prishet gjithçka e ndërtuar nga Raiola

15 Shkurt 2023, 20:19| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 20:22

  • Share

Bota e futbollit u shokua vitin e shkuar pas lajmit se Mino Raiola, një nga menaxherët më të fuqishëm të sportistëve ndërroi jetë. Në pak vite Raiola u bë një nga menaxherët më të famshëm dhe negocioi transferta spektakolare, kështu që mundi të merrte më shumë se 30 milionë euro nga komisionet.

Pas vdekjes së italianit, agjencinë e menaxhimit e mori avokatja Raffaella Pimenta dhe Vincenzo Raiola, por mediat italiane shkruajnë se në vetëm tetë muaj arritën të shkatërronin gjithçka.

Edhe pse agjencia ka menaxhuar rreth 76 futbollistë dhe trajnerë, shumica e tyre janë larguar pas vdekjes së Raiolës, ndërsa besnik janë vetëm Ibrahimovic, Haaland, Pogba, Donnarumma dhe Verratti.

Megjithatë problemet e reja u ngritën kur Vincenzo dhe Raffaella filluan të bënin një luftë personale se kush do të ishte në krye të agjencisë dhe tani përflitet se të dy do të ndajnë  lojtarët, duke i dhënë fund kështu perandorisë së futbollit që Raiola ndërtoi për disa vite.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?