Enis Çokaj

'Perandori' firmosi me Panathinaikos, Enis Çokaj ofertë nga kryesuesit e Kroacisë

29 Dhjetor 2023, 12:50| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 12:53

  • Share

Fatih Terim, legjenda e futbollit turk është trajneri më i ri i Panathinaikos në Greqi. Pjesë e "Tërfilit" prej verës së 2022 është edhe Enis Çokaj, mesfushori që ka luajtur pesë ndeshje me kombëtaren shqiptare.

Për shkak të një dëmtimi, djaloshi nga Kopliku ka qenë jashtë fushe dhe këtë sezon ka luajtur vetëm tetë minuta në Superligën greke, teksa pjesën më të madhe u aktivizua në aventurën evropiane gjatë verës.

Tanimë Çokaj pret me interes të ardhmen dhe ajo mund të jetë sërish në Kroaci. Kryesuesit e ligës, Hajduku i Splitit kërkon ta rikthejë mesfushorin që më herët ka mbajtur veshur fanellën e Lokomotivës së Zagrebit.

Nëse "Perandori" Terim do i besojë një fanellë Çokajt, kjo pritet të shihet në javët në vijim, kur së bashku me klubin ai do vendos të ardhmen. 1 milionë euro është vlera e tij në treg, teksa Çokaj ka kontratë me klubin grek deri në verën e 2026.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?