Për të gjithë skeptikët e ’14 shkurtit’, Olesia Leço ka një mesazh të fortë: Një ditë për dashurinë në kalendar, sidomos në kohën që…

14 Shkurt 2020, 11:56| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 12:55

  • Share

Tashmë prej shekujsh, 14 shkurti është kthyer në ditën kur të dashururarit i shprehin njëri- tjetrit dashurinë dhe zgjedhin t’i surprizojnë ata me dhurata të ndryshme. Sigurisht që nga viti në vit mënyra e shprehjes së dashurisë ndryshon, idetë për dhurata ndryshojnë po ashtu, por në thelb mesazhi i kësaj feste mbetet i njëjtë: Dashuroni!

Për të gjithë skeptikët e kësaj feste, ekspertja e rregullave të sjelljes Olesia Leço (eksperte e Bon Ton) thotë se është shumë e rëndësishme të jetë të shënuar në kalendar një ditë për dashurinë.

“Në ditë të tilla si kjo, ka shumë skeptikë që thonë pse duhet të ketë një ditë, duhet të jenë 365 ditë, por unë them sa mirë që e kemi një festë të tillë, ashtu siç ka edhe festa të tjera. Jam nga ato njerëz  që them le të jetë kjo një festë në kalendar, sidomos në ditë të tilla kur në vendin tonë po dëgjojmë lajme ‘vrau, theri’ le të ketë një ditë që në mënyrën e tyre të shprehin dashurinë dhe jo doemos me kosto të larta financiare. E rëndësishme është ta shprehim, të themi fjalët e ëmbla se kush ka dashuri, ka një jetë më të lumtur.”

Leço thotë se është kundër buqetave të mëdha me lule, por shton se cili është ‘rregulli’ i buqetës me lule për sot. Sipas saj, trëndafili i kuq mbetet ‘simboli’ i kësaj feste.

Sot lejohen buqetat me 12 trëndafila të kuq, në të purpërt për të shprehur dashurinë , me 15 trëndafila të kuq ne sot kërkojmë falje, trëndafilat e bardhë janë për dashuritë platonike ose kur duam që raporti të bëhet serioz.”, thotë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ekspertja e rregullave të sjelljes, Olesia Leço.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?