Për të dytin vit radhazi, Ursula von der Leyen shpallet gruaja më e fuqishme në botë

6 Dhjetor 2023, 12:42| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 12:43

  • Share

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi. Forbes shpalli renditjen listwn e 100 grave më të fuqishme në botë.

Von der Leyen kryeson listën e vitit 2023, e ndjekur nga Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde dhe Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris , të cilët ruajnë renditjen e tyre në vendin e dytë dhe të tretë.

Këngëtarja dhe kantautorja amerikanr, Taylor Swift, zë vendin e pestë duke shënuar herën e parë që nga fillimi i listës që një artiste ka hyrë në pesëshen e parë. Swift është ngjitur në renditjen e këtij viti nga vendi i 79-të në 2022. Në tetor, artistja iu bashkua klubit të miliarderëve, me pasurinë e saj që në vlerën neto arrin në 1.1 miliardë dollarë, pas suksesit rekord të turneut të saj global Eras.

Swift u rendit shumë përpara këngëtares së radhës në listë, Beyonce, e renditur në vendin e 36-të, ndërsa Rihanna ishte e 76-ta.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?