Sali Berisha

Për Sali Kullën dhe njerëzit pa të ardhme nga të cilët PD shpëtoi!

5 Tetor 2023, 14:15| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 14:16

  • Share

Njerëzit pa të shkuar, nuk kanë as të ardhme. Si të tillë, ata janë të gatshëm ta luajnë të tashmen në kumar, të gjitha ose asgjë. Për ta nuk ka ideal, sepse ideali i tyre i vetëm është ambicia e shfrenuar dhe egoja e sëmurë. Ata mund të shndërrohen lehtësisht në vegla të të tjerëve dhe mund të përdoren në çdo moment si kamikazë, sepse tek ata nuk funksionon sistemi normal i të menduarit.

Të imagjinosh pastaj gropat e mëdha dhe komplekset e inferioritetit përgjatë një jete të tërë. Të parë gjithë kohën me syrin e përçmimit, të talljes dhe të kompleksit të fajit, të tillët janë gati të bëjnë çmendurira në momentin e parë të pushtetit.

Fatkeqësisht, në politikën shqiptare ka shumë të tillë. Veçanërisht në grupin parlamentar të PD-së. Edhe sikur të kishte kaluar vite të tëra duke u menduar, Lulzim Basha nuk do kishte arritur kaq në mënyrë perfekte për t'i bërë bashkë. Jo vetëm kjo, por, në qindra të rinj dhe të reja, të investosh te qenie me këto komplekse, qofsh t'i që je.

I keqi i vetes dhe dëmi i të gjithëve. Mirëpo, në këto kushte, çështja nuk është Basha, as partia në mënyrën e ngushtë të fjalës.

Problemi është se vendi sot është pa opozitë. Dhe një qeverisje pa opozitë, është si një tymnajë ku ujku i hajdutërisë çan në mjegull gjithçka që gjen përpara. Për të mos harruar këtu investimin e mazhorancës socialiste nëpërmjet oligarkëve dhe mediave për të mbajtur në lojë një 'opozitë' prej letre si kjo e Sali Kullës, hallet e së cilës janë të ndryshme nga hallet e shqiptarëve. Forcimi i PD-së dhe i opozitës është një imperativ i kërkuar nga koha, momenti dhe rrethanat. Nuk është e lehtë, por jo e pamundur.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?