VIP & Spektakël

Për nostalgjikët e muzikës së mirë, ABBA bashkon fuqitë dhe publikon albumin e ri ‘Voyage’

5 Nëntor 2021, 11:20| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 13:01

  • Share

Grupi suedez i pop-it, ABBA, u rikthye këtë të premte pas 40 vitesh larg muzikës, më albimun e tyre më të ri “Voyage”.

Agnetha, Björn, Benny dhe Anni-Frid, nuk kanë publikuar këngë që nga ndarja e tyre në vitin 1982, një vit pas albumit të tyre të fundit “The visitors”.

Voyage doli mesnatën e së enjtes, si një dhuratë për fansat nostalgjik të muzikës së grupit të njohur ABBA, i cili ka bërë “namin” 4 dekada më parë.

"Nuk tingëllon e vjetëruar, nuk tingëllon si 40 vjet më parë”, ka thënë një fanse e grupit ABBA, në një festë dëgjimi të albumit të ri në Stokholm.

“Voyage”, me 10 këngë të reja, u nxor në mesnatë, një album i paralajmëruar që në shtator.

I formuar në vitin 1972 në Stokholm, grupi është bërë i njohur globalisht pasi ka fituar festivalin evropian të këngës, Eurovizion, në vitin 1974, me këngën “Vaterlo”.

Albumi është njoftuar në billborde në të gjithë Londrën, duke shfaqur imazhe të një lloj eklipsi diellor, një top vezullues në një siluetë fantastiko-shkencore. Një javë më vonë erdhi lajmi për një album me 10 këngë dhe një koncert në një arenë të ndërtuar me porosi në Londër. 

Interesi i artdashësve ka qenë i menjëhershëm. Miliona njerëz po i drejtohen mediave për të mëasur diçka më shumë rreth rikthimit të grupit ABBA, ndërsa shumë prej tyre po i mbështesin edhe financiarisht

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?