‘Për një Shkodër më të pastër’, të rinjtë nismë për pastrimin e plazhit të Velipojës

14 Janar, 14:03| Përditesimi: 14 Janar, 14:38

  • Share

Të rinjtë vullnetarë të Eko Mendje, me mbështetjen e bashkisë Shkodër kanë zgjedhur që këtë fundjavë t’ia dedikojnë plazhit të Velipojës. Me mesazhin ndaj të gjithëve për një mjedis të pastër ato kanë pastruar pjesën ranore të plazhit të Velipojës me qëllim që ky plazh një nga destinacionet kryesore turistike të Shkodrës të jetë gati për pritjen e turistëve.

Për drejtuesin Mirsad Basha, kjo nisëm vjen për ti paraprirë më herët këtë vit pastrimit të Velipojës në mënyrë që të jetë gati për të pritur turistët vendas dhe të huaj.

Të rinjtë i janë bashkuar kësaj nisme, e cila është mbështetur me mjete edhe nga bashkia Shkodër, ndërkohë që mesazhi i përcjellë për të gjithë është për një Shkodër të pastër.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?