Për një javë policia rrugore në Tiranë gjobiti 12 607 drejtues makinash, ja shkeljet që kryen

3 Tetor 2023, 08:57| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 09:02

  • Share

12 607 drejtues mjetesh janë gjobitur nga policia rrugore e Tiranës brenda një jave.

Konkretisht kontrollet janë fokusuar te ata drejtues automjetesh që parkojnë në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për krijimin e trafikut të rënduar, ata që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ata që parakalojnë në mënyrë të gabuar, duke u bërë burim aksidenti. 

Për shkeljet e lartpërmendura, gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me masë administrative 12 607 drejtues automjetesh.

‘Policia Rrugore e Tiranës, në vijim të punës për garantimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ka shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. 

Kontrollet janë fokusuar kryesisht te ata drejtues automjetesh që parkojnë në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për krijimin e trafikut të rënduar, ata që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ata që parakalojnë në mënyrë të gabuar, duke u bërë burim aksidenti. 

Për shkeljet e lartpërmendura, gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me masë administrative 12 607 drejtues automjetesh.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe për të gjithë qytetarët, që të denoncojnë në numrin falas 112 ose në adresat zyrtare të Policisë, çdo rast të shkeljes së këtyre rregullave.’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artur village: 03/10/2023 10:30

    Sepse tirana eshte bere e pa kalueshme per makinat. Vende parkimi ska rruget jane te ngushta me ndertime ne cdo cep

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?