Për kultivim droge dhe dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohen dy persona në Berat dhe Poliçan

24 Korrik 2020, 10:00| Përditesimi: 24 Korrik 2020, 11:01

  • Share

Një rast i kultivimit të lëndëve narkotik është goditur së fundmi nga policia e Poliçanit. Në pranga ka rënë N. T 32 vjeç, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike në territorin e fshatit Zhitom i Madh, në pronë publike.

Si pasojë e ngjarjes është proceduar në gjendje të lirë Q.Q, 63 vjeç, banues në fshatin Zhitom i Madh me detyrë Kryeplak, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale "Shpërdorim detyre".

Ndërkohë nga policia e Beratit është arrestuar E.H. 31 vjeç, banues në Berat, pasi u kap në flagrancë duke ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?