Yuri Kim

Kujt i referohet ambasadorja? Yuri Kim: Po tentohet të joshen dhe frikësohen gjyqtarë e prokurorë! Po shikojmë me kujdes zhvillimet

11 Tetor 2022, 11:55| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 15:53

  • Share

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ka shumë përpjeke për të joshur apo frikësuar gjyqtarë për të dhënë vendime jo të drejta. Diplomatja shton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të gjitha zhvillimeve dhe do vijojnë të mbështesin fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi.

 “Ne jemi të vetëdijshëm për më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve - me fjalë të tjera, për të zvarritur Shqipërinë në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet.

Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend. SHBA po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi”, ka shkruar Kim.

Ende nuk është e qartë se cilës ngjarje i referohet ambasadorja. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 11/10/2022 14:01

    Faliminderit Zonja Ambsadore qe del me te madhe per keta kriminela qe duan ta kthejne shqiperin si ne 97 qe u vrane e u prene shqiptaret me njeri tjetri per fai te ketyre kusarve e maskarenjve i fusni ne burg po ne alkatraz bravo

    Përgjigju
  • Nasho: 11/10/2022 13:53

    Ku e gjen te drejten ti te ngresh gishtin ne nje vend sovran?

    Përgjigju
  • Referimi: 11/10/2022 13:32

    Kujt tjeter perveçse Alqi Bllakos… ambasadorja duhet ta vendos godinen e SPAK brenda territorit te Ambasades, ndryshe nuk behet ky vend

    Përgjigju
  • Arber: 11/10/2022 12:59

    Nuk besoj ta kete per keta te Spakut , keta duken jane te gjithe "trima".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?