Joe Biden

Bota

Brenda pak ditësh, Joe Biden rezulton sërish pozitiv me Covid-19

30 Korrik 2022, 21:04| Përditesimi: 30 Korrik 2022, 22:10

  • Share

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka rezultuar sërish pozitiv me Covid-19, sipas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë të shtunën, raporton CNN.

Mjeku i presidentit, Kevin O'Connor th se Biden nuk ka asnjë simptomë, por se do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se nuk ka asnjë arsye për të rifilluar trajtimin në këtë moment.

“Por ne padyshim do të vazhdojmë vëzhgimin nga afër”, shtoi ai. Po ashtu, dhe vetë Biden e bëri të ditur lajmin me një postim në Twitter.

“Sot dola sërish pozitiv për COVID. Kjo ndodh me një pakicë të vogël njerëzish. Nuk kam simptoma, por do të izolohem për sigurinë e të gjithëve rreth meje. Unë jam ende në punë dhe së shpejti do të kthehem në aktivitet”, shkruan Biden në Twitter.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, më 21 korrik, presidenti Biden u infektua me Covid-19, të cilin e kaloi me simptoma të lehta.

Postimi në Twitter i presidentit amerikan Joe Biden

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?