Për herë të tretë brenda javës, një tjetër pushuese rrezikon të mbytet në Shëngjin

9 Korrik 2023, 18:21| Përditesimi: 9 Korrik 2023, 19:39

  • Share

Pushuesit kosovarë nuk gjejnë qetësi në bregdetin e Shëngjinit.

Një tjetër pushuese rreth moshës 40 vjeç ka rrezikuar jetën mesditën e sotme në zonën e Kune Vainit. 40 vjeçarja është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore dhe po mbahet nën kontroll, pasi kishte konsumuar shumë ujë.

Brenda kësaj jave është rasti i tretë ku pushues nga Kosova rrezikojnë të mbyten në bregdetin e Shëngjinit. Edhe pse deti është i trazuar dhe janë ngritur flamujt e kuq, pjesa më e madhe e kullave të vrojtimit janë bosh.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?